“Unë s’bëj protesta te SPAK”- Berisha: Dje të armatosur, rrethuan SKAP-in

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e mbështetësve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit, Berisha akuzoi se pjesëmarrësit në këtë tubim ishin punonjës të bashkisë dhe e cilësoi atë si “të paligjshëm”.
I pyetur për protestat e mbajtura nga mbështetësit e Partisë Demokratike kur ai paraqitet në prokurori, Berisha i cilësoi ato si “konferenca për shtyp” dhe jo protesta.

“Ajo që unë bëj aty është një konferencë shtypi. Ky dërgoi policinë bashkiake. Të armatosur disa prej tyre rrethuan SKAP-in në mënyrë që po të merrnin urdhër. Po tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në urrejtje dhe do të të dërgojë Pojën për t’i mbyllur gojën. Funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm. Këtu kam dhe të dhëna të tjera. Velica ka bërë garë me Asma Assad. 1 milionë euro e kishte garderobën gruaja e Assad dhe 800 mijë euro gruaja e Veliajt,” tha Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button