Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%.
Çmimet me pakicë të dizelit dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ulen për 2,00 denarë për litër dhe nga mesnata do të jenë 70, përkatësisht 69,5 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës të tipit “Eurosuper-98” ulet për 1,00 denar dhe do të jetë 76,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës të tipit “Eurosuper-95” ulet për 0,50 denarë dhe do të shitet me çmim prej 74,5 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,240 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 42,261 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button