Ukrainë, 5 të vdekur në sulmin me raketa të ushtrisë ruse në Izyum

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se 5 persona humbën jetën në një sulm raketor të ushtrisë ruse ndaj qytetit Izyum në rajonin Kharkiv të vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy deklaroi se ushtria ruse kreu një sulm raketor ndaj qytetit Izyum.

Zelenskiy tha se sipas informacioneve aktuale, 5 persona humbën jetën në sulm dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendngjarje.

Ai tha se bashkia e qytetit u shkatërrua pjesërisht si pasojë e sulmit. Zelenskyy theksoi se Ukrainës duhet t’i jepet më shumë mbështetje të armëve dhe se për të parandaluar sulmet ruse duhet të rriten sanksionet kundër Rusisë.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kahrkivit, Oleh Syniehubov në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se 38 persona u plagosën në Izyum.

Syniehubov theksoi se ushtria ruse sulmoi qytetin me raketë balistike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button