Ukraina për herë të parë përdorë raketat që në fshehtësi i mori nga SHBA-ja

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketat me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, raporton BBC.

Këto raketa në fshehësi i kishte marrë nga SHBA-ja, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.

Raketat ishin dërguar si pjesë e pakos së mëparshme të ndihmave ushtarake dhe kanë arritur gjatë muajit prill.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se dhurimi i raketave nuk ishte bërë publik për të menaxhuar sigurinë operacionale të Ukrainës.

Raketat janë përdorur të paktën një herë ndaj caqeve ruse në Krime.

Pakoja e re e ndihmave nga SHBA-ja është nisur për në Kiev.

Armatimi është pjesë e pakos ushtarake dhe ekonomike në vlerë prej 61 miliardë dollarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button