Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë ruse gjatë natës me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj qytetit Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se sulmi shënjestroi një nga zonat e banuara në qytet.
Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit që mbërritën në vendngjarje ndërhynë ndaj zjarrit, pas sulmit në ndërtesën administrative dhe banesat.
Si pasojë e zjarrit që shpërtheu pas sulmit u shënuan dëme edhe tek automjetet që ndodheshin aty pranë.