“Ujësjellësi” kërkon shfrytëzimin racional e ujit të pijshëm

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë dhe përdorin ujin e pijshëm, përkatësisht të evitohet ujitja e sipërfaqeve të mëdha, freskimi i oborreve, rrugëve dhe shpenzimi pa nevojë i ujit gjatë ditëve të nxehta.

“Konsumi i rritur enorm dhe i pakontrolluar i ujit në nivel ditor, shkakton çrregullim të stabilitetit të sistemit të furnizimit me ujë, ndërkaq si pasojë e tërë kësaj, sistemi i ujësjellësit i qytetit funksionon me presion të zvogëluar dhe me ndërprerje të kohëpaskohshme të ujit në disa pjesë të qytetit”, thonë nga ndërmarrja publike.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë informatë për keqpërdorim të sistemit të ujësjellësit përmes kyçjeve ilegale dhe nëse vërejnë çfarëdolloj rrjedhje të ujit, të njëjtat t’i paraqesin në njërin prej kontakteve në vijim: 02 3073 010, Qendra kujdestare informuese, kontakt@vodovod-skopje.com.mk apo www.vodovod-skopje.com.mk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button