Udhëheqësi i Partisë së Gjelbër në Britani kundër “masakrës masive” në Gaza

Udhëheqësi i ri i Partisë së Gjelbër për Anglinë dhe Uellsin ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “masakrës masive” në Gaza, duke kritikuar ashpër qasjen e Partisë së Punës ndaj konfliktit.

Gjatë një fjalimi në konferencën e partisë, kryetari Zack Polanski foli me mall për rritjen e tij në një familje hebreje nga Mançesteri, përpara se ta zhvendoste fjalimin drejt Gazës në një adresim pasionant që ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit.

“Kur po ndodh një masakër masive në Palestinë, ne nuk do të heshtim,” tha Polanski.

“Dhe kur [Kryeministri britanik] Keir Starmer, në njërin nga veprimet më cinike dhe më të errëta që kam parë gjatë jetës sime, vendos të njohë një shtet palestinez në të njëjtin moment kur qeveria e tij është pjesëmarrëse aktive në vrasjen e palestinezëve – atëherë ne kurrë nuk do të heshtim.”

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë laburiste të tërheqë ndalimin ndaj grupit pro-palestinez Palestine Action.

“Le të dëgjohet në gjithë vendin tonë, një thirrje që tashmë po jehon në mbarë botën,” tha Polanski. “Duhet të ndalojmë shitjen e armëve për Izraelin, duhet të ndalojmë ndarjen e inteligjencës, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndalur gjenocidin.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button