Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane

“Në ditët në vijim, ne mund të heqim sanksionet mbi naftën iraniane që aktualisht është në det”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant në një intervistë me Fox Business.
Besant nuk specifikoi se sa kohë mund të zgjaste një lehtësim i tillë i sanksioneve, por përmendi si shembull lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, të njoftuar javën e kaluar, i cili i lejon asaj të transportojë naftën e saj me det deri në fillim të prillit.
“Rreth 140 milionë fuçi naftë iraniane janë aktualisht në det, gjë që do të bënte të mundur kompensimin e humbjeve për “dhjetë ditë ose dy javë”, tha Scott Bessant, duke shtuar: “Kjo tregon se sa larg është e gatshme të shkojë qeveria për të lehtësuar konsumatorët nga çmimet e larta të benzinës dhe naftës”, tha për AFP Andy Lipow.



