Uashington Post: 60 mijë banorë të Gazës janë vrarë, 18.500 fëmijë, 900 foshnja pa mbushur një vjet

Gazeta e njohur me famë botërore Uashington Post ka publikuar me emër dhe mbiemër 60 mijë banorët e Gazës të cilët janë vrarë nga Izraeli.
Gazeta thirret në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Megjithëse ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, lista e saj mbetet dokumenti i vetëm zyrtar për viktimat e luftës – dhe në të, faqet janë të mbushura me emrat e fëmijëve.
Më shumë se 900 foshnja kanë humbur jetën para se të mbushnin njëvjetorin.
Kombe të Bashkuara, qeveri evropiane dhe organizata për të drejtat e njeriut e kundërshtojnë këtë qasje, duke theksuar se prania e Hamasit në zona të banuara nuk mund të justifikojë shkallën shkatërruese të veprimeve ushtarake dhe numrin e lartë të të vrarëve civilë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka deklaruar se asgjë nuk mund të justifikojë shpërthimin e vdekjes dhe shkatërrimit. Shkalla dhe përmasat e kësaj lufte janë përtej çdo gjëje që kemi parë kohët e fundit, ka thënë ai.
Sipas OKB-së, emrat e publikuar deri më tani përbëjnë më pak se 1 për qind të fëmijëve të vrarë në konflikt që nga tetori 2023. /Alfax/mk