U nominua për kryeministër të parë shqiptar, flet Talat Xhaferi

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi i’u drejtua opinionit pasi kryesia e partisë së tij e nominoi për këtë post.
“Me rastin e nominimit nga organet partiake që të jem bartës i ardhshëm i funksionit si kryeministër i Qeverisë teknike, s’do mend që për mua do të thotë respekt i veçantë për besimin e dhënë nga organet partiake për të më nominuar për këtë pozitë. S’do mend që me përgjegjësinë më të madhe, do të përgjigjem në detyrën e re e cila më është besuar. Shpresoj se do të realizohen pritjet e qytetarëve për kryerjen e këtij funksioni me përkushtimin më të madh të mundshëm, sikurse kam kryer deri më tani me përkushtim detyrat paraprake të besuara nga organet partiake, në veçanti nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.
https://www.facebook.com/talatxhaferi/videos/882846676705199/



