U hyni belaja! Kryetari i Degës së Strugës mesazh Ziadin Selës: Më preve n’besë, më shite!

Kriza e brendshme në Aleancën për Shqiptarët duket se po thellohet. Kryetari i degës së ASH në Strugë, Lulzim Nasufi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një status të drejtpërdrejtë dhe të ngarkuar emocionalisht, që shihet si mesazh i qartë kundër liderit të partisë, Ziadin Sela.
Në një postim në Facebook, Nasufi shkruan:
“SHUMË NDIHMOVA… – NË BESË MË PRENË…
SHUMË MË SHITËN… – POR KURRË NUK MË BLENË!”
Duke shoqëruar statusin me hashtagun #MODEL TJETËR PËR STRUGËN, Nasufi lë të kuptohet qartë se është i zhgënjyer me trajtimin që ka marrë nga partia dhe përjashtimin e tij nga gara për kandidatin e mundshëm të ASH për Strugën.
Ky status vjen në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët është duke përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale të vjeshtës, dhe përjashtimi i një figure të njohur si Nasufi nga gara ka shkaktuar pakënaqësi të dukshme.