U helmua!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz.

“Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button