U gjetën goma makinash, karton, degë të thata të përgatitura për zjarrvënie: Parandalohet edhe një tentativë për zjarrvënie në pyll

Është parandaluar edhe një përpjekje tjetër për zjarrvënie të qëllimshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Rojtarët e pyjeve nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”, në vendin Altën Vrv nën majën e Carit, kanë zbuluar dhe larguar mbi 30 goma makinash të hedhura, karton për ndezje, tuba të brendshëm gomash dhe trupa e degë të thata pishe.
“Nëse nuk do të ishte parandaluar, zjarri do të përhapej shpejt në pyllin përreth,” tha drejtori i DMS-së, duke falënderuar rojtarët për reagimin e shpejtë dhe duke apeluar tek qytetarët që të raportojnë raste të tilla nëse vërejnë sjellje të dyshimta.



