U arrestua shoferi që dje goditi një person dhe u arratis

Më 31.01.2025, në orën 17:30 në Shkup, oficerët e policisë nga SPB – Shkup kanë gjetur dhe arrestuar S.V.M. (42), pasi më herët atë ditë, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rrugës “Bojmija”, duke drejtuar një automjet “Citroën”, ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendngjarja pa i ofruar ndihmë të lënduarit.

A.M. u transportua me autoambulancë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku iu konstatuan lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit publik, S.V.M. është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj saj do të ngrihet padi penale me procedurë të përshpejtuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button