Turqia shënon 101-vjetorin e themelimit të Republikës
101-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqia po shënohet me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu.
Me rastin e 101-vjetorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh, ndërkaq gjatë ditës do të kryesojë delegacionin që do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Türkiyes, Mustafa Kemal Atatürk.
Në mesazhin e tij, Erdoğan mes tjerash tha: “Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer dhe probleme të pakta për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli Turqisë”.
Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga Mustafa Kemal Atatürk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Turqisë moderne.
Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por edhe në përfaqësitë e Turqisë në mbarë botën.