Turqia mirëpret miratimin e planit për rindërtimin e Gazës në Samitin e Ligës Arabe

Ministria e Jashtme e Türkiyes tha se e ka mirëpritur miratimin e planit për rindërtimin e Gazës në Samitin e Jashtëzakonshëm të Ligës Arabe, që u mbajt në kryeqytetin egjiptian Kajro, me temën “Palestina”, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme bëri një deklaratë me shkrim lidhur me samitin që u mbajt dje në Kajro.

“Ne mirëpresim miratimin e një plani për rindërtimin e Gazës. Türkiye do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë sigurimin e armëpushimit të përhershëm, fillimin e rindërtimit të Gazës dhe që palestinezët të jetojnë në paqe në territoret e tyre”, thuhet në deklaratë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button