Turqia kërkon veprim kolektiv për Palestinën në takimin urgjent të OBI-së

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u shpreh se popullit palestinez i duhet “veprimi ynë kolektiv” gjatë hapjes së një takimi urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbi situatën në Gaza, raporton Anadolu.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, kërkoi veprim të koordinuar nga shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të mbështetur Gazën.
“Popullit palestinez i duhet veprimi ynë kolektiv”- deklaroi Fidan gjatë hapjes së një takimi urgjent të OBI mbi situatën në Gaza.
Duke folur në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të OBI-së, i mbajtur në Xheda, Fidan theksoi rëndësinë e “presionit të koordinuar” për të detyruar Izraelin drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. Takimi, i kryesuar nga kryediplomati turk, synon të koordinojë qëndrimet dhe përgjigjet e shteteve anëtare ndaj veprimeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.
Sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e rreth 62.700 palestinezëve që nga tetori i vitit 2023 dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e enklavës, e cila po përballet gjithashtu me mungesë ushqimi dhe krizë humanitare.