Turqia ia tërheq vërejtjen Izraelit

Pas raportimeve se Izraeli do të synojë anëtarët e Hamasit që jetojnë jashtë Palestinës, duke përfshirë Turqinë, njësitë e inteligjencës izraelite janë njoftuar se çdo aktivitet i paligjshëm në Turqi “do të ketë pasoja të rënda”.
Burime të inteligjencës turke (MIT) njoftuan se shërbime të ndryshme inteligjente kishin tentuar më parë të kryenin aktivitete të paligjshme në territorin e Republikës së Turqisë, duke theksuar se operacione të tilla nga asnjë shërbim nuk do të toleroheshin.
Në përgjigje të deklaratave të autoriteteve izraelite në këtë drejtim, burimet thanë se bashkëbiseduesve u janë bërë paralajmërimet e nevojshme dhe se çdo qëndrim i kundërt do të ketë pasoja të rënda.



