Turqia i përcjell shqetësimin Teheranit për municionin e neutralizuar iranian pranë hapësirës ajrore turke

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan sot i përcolli shqetësimin e Ankarasë homologut të tij iranian, Abbas Araghchi lidhur me një municion balistik të lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke që u neutralizua, raporton Anadolu.
Gjatë bisedës telefonike, Fidan i tha Araghchit se çdo hap që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit duhet të shmanget, thanë burimet e Ministrisë së Jashtme turke.
Më parë, një municion balistik i lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke.
Ministria tha në platformën turke të mediave sociale NSosyal se predha, e zbuluar pasi kaloi nëpër Irak dhe Siri, u eliminua me sukses nga mbrojtja ajrore.



