Turqia: Dështimi i SDF-së terroriste për t’u integruar në ushtri dëmton integritetin e Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë deklaroi se dështimi i organizatës terroriste Forcat Demokratike Siriane (SDF) për t’u integruar në ushtrinë siriane dëmton integritetin politik dhe territorial të Sirisë, transmeton Anadolu.

Gjatë konferencës për media ministria tha se “Dështimi i organizatës terroriste SDF për të përmbushur angazhimet e saj për çarmatim dhe integrim në shtetin sirian, përbën kërcënim për unitetin, integritetin territorial të Sirisë si dhe sigurinë tonë kombëtare”.

“Turqia do të vazhdojë të monitorojë procesin dhe kur të jetë e nevojshme do t’i ofrojë mbështetje Sirisë për të kontribuar si në sigurinë e vetë Turqisë ashtu edhe në stabilitetin e Sirisë”, theksoi ministria.

Më tej ministria tha se “Organizata terroriste SDF duhet t’i përmbahet procesit të integrimit në ushtrinë siriane dhe të braktisë çdo veprim dhe retorikë që do të dëmtojë integritetin e Sirisë.

Lidhur me situatën në Gaza, ministria u bën thirrje vendeve të ndërmarrin veprime që OKB-së të luajë rol aktiv në vendosjen e drejtësisë përballë mizorive që po përjeton populli palestinez.

Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për të integruar SDF-në në institucionet shtetërore, duke theksuar integritetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo axhendë separatiste.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button