Turqia bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të përleshjeve në El-Fasher të Sudanit

Turqia ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në qytetin El-Fasher dhe zonat përreth tij në Sudan, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në reagimin e saj gjithashtu kërkoi kalim të sigurt, shpërndarje të papenguar të ndihmës humanitare dhe ndalim të sulmeve ndaj civilëve të pafajshëm.

Nga atje theksuan se Ankaraja ndjek zhvillimet e fundit në Sudan me shqetësim të thellë dhe pajtohet me deklaratat e bëra nga Liga Arabe për këtë çështje.

Ministria turke dënoi mizoritë e kryera kundër civilëve në qytetin El-Fasher, i cili gjatë fundjavës ra nën kontrollin e Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Ministria përsëriti mbështetjen e qartë të Turqisë për unitetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e Sudanit, si dhe theksoi rëndësinë e dialogut për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Një luftë civile midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së vazhdon që nga prilli i vitit 2023. Mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 14 milionë janë zhvendosur për shkak të luftimeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button