Turqi, zjarret përhapen në zonat e banuara, digjen 17 shtëpi në Izmir

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Jumakli, tha se dje në Turqi kanë rënë 72 zjarre, 45 prej të cilave janë nën kontroll dhe vazhdon ndërhyrja në 27 lokacione.

Yumakli ka deklaruar se zjarri në Izmir është përhapur në zonat e banuara dhe se 17 shtëpi janë djegur, ndërsa 105 shtëpi dhe 44 kompani është dashur të evakuohen, transmeton Haberturk.

“Ata që e ndezën këtë zjarr janë aktualisht në paraburgim”, tha Jumakli.

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani nga zjarret janë lënduar 78 persona. Për shkak të nxehtësisë së madhe për tre ditët e ardhshme, Turqia po përballet me rrezik të lartë të zjarreve në pyje, njoftuan shërbimet kompetente.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button