Turpi i ngrënë me bukë: Palestinezët vdesin urie, fqinji arab me Festival Ushqimi

Javën tjetër, Jordania do të organizojë dy festivale, i pari prej të cilëve do të jetë një festival muzikor me një numër yjesh të muzikës arabe, dhe i dyti, i cili do të mbahet në fillim të gushtit dhe është një festival ushqimi.

Shumë aktivistë jordanezë kanë bërë thirrje për anulimin e festivaleve të lartpërmendura, duke theksuar se është e turpshme të shijosh festimet dhe ushqimin ndërsa palestinezët në Gaza po vdesin masivisht.

Festivali jordanez i ushqimit do të fillojë më 6 gusht dhe do të përfshijë ekspertë të kuzhinës me famë botërore, restorante të shumta të njohura dhe yje të mediave sociale që do të prezantojnë përmbajtje të lidhur me ushqimin.

Festivali do të përfshijë shfaqje gatimi live dhe tavolina të përbashkëta me shefa kuzhine ndërkombëtarë dhe jordanezë.

Fatkeqësisht, autoritetet jordaneze e shohin çdo thirrje për anulimin e festivaleve të lartpërmendura si një provokim, gjë që ka bërë që disa aktivistë të kenë probleme me policinë.

Autoritetet jordaneze, si dhe autoritetet e tjera arabe, kanë treguar një mungesë ndjeshmërie të turpshme ndaj vuajtjeve palestineze.

Ndaj, ajo që po ndodh ne Gaza reflekton degradimin e regjimeve arabe, të sajuara dekada më parë nga kolonizatorë e fuqi perëndimore, kryesisht Anglia dhe Franca, për të qenë të tilla, pa din e iman.

Kështu, ato regjime drejtohen nga njerëz me emra muslimanë, por pa Islam në shpirtërat e tyre. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button