Turistë izraelitë të përzënë nga Greqia: S’jeni të mirëpritur!

Një grup pasagjerësh izraelitë mbetën të bllokuar në një traget në portin grek të Sirosit të martën, ndërsa një protestë e madhe pro-palestineze u zhvillua në skelë, duke i penguar ata të zbarkonin.
Trageti, i cili u nis nga Tel Avivi të dielën dhe më pas u ndal në Rodos para se të mbërrinte në Siros, duhej t’u lejonte pasagjerëve të zbarkonin midis orës 12:00 dhe 18:00.
Megjithatë, këto plane u ndërprenë papritur pasi protestuesit u mblodhën në port, duke bllokuar hyrjen, duke i shtyrë autoritetet greke të mbanin pasagjerët izraelitë në bord për sigurinë e tyre.
“Është e papranueshme që turistët nga Izraeli vazhdojnë të mirëpriten këtu ndërsa palestinezët vuajnë në Rrip,” thanë protestuesit.
Disa pasagjerë thuhet se reaguan duke valëvitur flamuj izraelitë nga kuverta dhe duke brohoritur slogane pro-izraelite.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar kontaktoi homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, duke i kërkuar qeverisë greke të ndërmarrë hapa për të zgjidhur situatën dhe për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve izraelitë në vend.
BREAKING: Hundreds of Israelis stranded aboard Mano Maritime cruise ship at the port of Syros, Greece, after pro-Palestinian protesters blocked their disembarkation. Greek ppl stand with Palestine, not Israel. pic.twitter.com/kUx23272Xk
— PalMedia (@PalMediaOrg) July 22, 2025
Turistë izraelitë të përzënë nga Greqia: S’jeni të mirëpritur!
Zhvillimi në Siros që pasqyron qasjen perëndimore ndaj hebrenjve

Një grup pasagjerësh izraelitë mbetën të bllokuar në një traget në portin grek të Sirosit të martën, ndërsa një protestë e madhe pro-palestineze u zhvillua në skelë, duke i penguar ata të zbarkonin.
Trageti, i cili u nis nga Tel Avivi të dielën dhe më pas u ndal në Rodos para se të mbërrinte në Siros, duhej t’u lejonte pasagjerëve të zbarkonin midis orës 12:00 dhe 18:00.
Megjithatë, këto plane u ndërprenë papritur pasi protestuesit u mblodhën në port, duke bllokuar hyrjen, duke i shtyrë autoritetet greke të mbanin pasagjerët izraelitë në bord për sigurinë e tyre.
“Është e papranueshme që turistët nga Izraeli vazhdojnë të mirëpriten këtu ndërsa palestinezët vuajnë në Rrip,” thanë protestuesit.
Disa pasagjerë thuhet se reaguan duke valëvitur flamuj izraelitë nga kuverta dhe duke brohoritur slogane pro-izraelite.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar kontaktoi homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, duke i kërkuar qeverisë greke të ndërmarrë hapa për të zgjidhur situatën dhe për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve izraelitë në vend.
Autoritetet greke nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare mbi protestën ose për ndonjë ndryshim në protokollet e sigurisë në porte.
Dhe kujtojmë se shtetas të shumtë izraelite po vijnë së fundi dhe në Shqipëri, si turistë ose jo të tillë, duke shfaqur dhe interes për blerje pronash. Nuk ekziston ndonjë shifër se sa janë të tillë, pasi është një fenomen ende në zhvillim që nuk është futur ende në kategorinë e lajmit. Kjo përkon me gjendje të rënduar psikologjike në Izrael, ku psikoza e ikjes është dominante në popullate, por që autoritetet sioniste po përpiqen ta frenojnë dhe mbajnë të bllokuar.
Ndërsa ajo që po ndodh në Greqi pasqyron qasjen tradicionale perëndimore ndaj hebrenjve. Perëndimi nuk e do Izraelin, pasi nuk i ka dashur kurrë hebrenjtë, por e krijoi këtë shtet hem si një levë koloniale kundër vendeve muslimane në Lindjen e Mesme e hem si një mënyrë për t’i hequr qafe nga vetja.
Kështu, politika zyrtare e Athinës është pro izraelite, por kur vjen puna që hebrenjtë të dynden në Greqi, ku kujtojmë se Selanikun Osman e kishin qytet të tyre dhe u zbuan prej andej prej grekërve me rënien e Perandorisë, së cilës ishin ata që ia “vunë minat”, ahere ata u bëhen bllokadë për të hyrë aty, siç para do javësh në Qipro e tani në një ishull turistik grek. /tesheshi.com/




