Tuneli i Llogarasë hapet më 5 korrik, shkurton distancën nga Dukati në Palasë në 7 minuta

Tuneli i Llogarasë do të hapet më 5 korrik.
Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e Shqipërisë.
Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.
Lajmin për hapjen e tunelit e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, sot me një postim në “Facebook”.
Ky tunel kalon nën Qafën e Llogarasë (1027 metra mbi nivelin e detit) dhe lidh Vlorën me Rivierën Shqiptare.
Puna për ndërtimin e tij nisi në nëntor të vitit 2021.



