Tucker Carlson guxoi, Trump do burgosjen e tij!

Një përplasje e fortë po trondit qarqet politike dhe mediatike në Shtetet e Bashkuara. Gazetari i njohur konservator, Tucker Carlson, ndodhet në qendër të një stuhie ligjore dhe politike, teksa raportohet se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po përgatit një raport penal kundër tij.

Dokumenti pritet t’i dorëzohet Departamentit të Drejtësisë (DOJ) me akuzën për “kontakte të paautorizuara” me zyrtarë iranianë, përpara shpërthimit të konfliktit të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah një thyerje të thellë brenda lëvizjes MAGA. Carlson, dikur një mbështetës i zëshëm i Donald Trump, është distancuar pas asaj që ai e quan “agresion i paligjshëm” kundër Teheranit.

Kritikat e tij të ashpra ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe politikave izraelite në përgjithësi, kanë nxitur zemërimin e neokonservatorëve dhe lobit pro-Izrael në Uashington.

Por zërat për burgosjen e tij nuk vijnë vetëm nga brenda SHBA-së. Fleur Hassan-Nahoum, ish-nënkryetare e bashkisë së Jerusalemit, deklaroi hapur në platformën X: “Tucker Carlson duhet të arrestohet dhe të gjykohet për tradhti!”.

Kjo thirrje është mbështetur edhe nga figura me ndikim pranë Shtëpisë së Bardhë, si Laura Loomer, e cila njihet për qëndrimet e saj radikale pro-sioniste dhe admirimin për lëvizjen kontroverse “Kahaniste”.

Gazetari investigativ dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Glenn Greenwald, ka dalë në mbrojtje të Carlson-it, duke denoncuar atë që ai e konsideron një fushatë frikësimi kundër gazetarisë së lirë.

Spas Greenëald, akuzat për “tradhti” përdoren sa herë që dikush guxon të raportojë në mënyrë kritike mbi politikat e Izraelit. Ai ngre gjithashtu një akuzë të rëndë mbi mënyrën se si janë siguruar provat kundër gazetarit:

“Mënyra e vetme për të marrë biseda të tilla do të kishte qenë përmes përgjimeve nga NSA ose agjencitë aleate si Mossad, të cilat do t’ia kenë ofruar CIA-s”- thotë ai. Ky mekanizëm, sipas tij, shërben për të anashkaluar kufizimet kushtetuese që ndalojnë spiunimin e brendshëm të qytetarëve amerikanë.

Nëse vërtetohet, ky bashkëpunim mes inteligjencës amerikane dhe një aparati të huaj për të goditur një gazetar, do të përbënte një skandal me përmasa historike. Sipas Greenwald, qëllimi i këtij presioni është i qartë: krijimi i një klime frike për këdo që guxon të kundërshtojë narrativën zyrtare të luftës Trump-Netanyahu.

Në këtë “luftë civile” brenda të djathtës amerikane, liria e shprehjes po sakrifikohet në altarin e besnikërisë gjeopolitike. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button