Tucker Carlson denoncon: Mossad-i me plan sulmesh në vendet e Gjirit

Gazetari amerikan Tucker Carlson ka publikuar informacione tronditëse në lidhje me arrestimin e agjentëve izraelitë të Mossad-it të cilët po përgatitnin sulme me bomba në Arabinë Saudite dhe Katar.

“Mbrëmë, autoritetet në Katar dhe Arabinë Saudite arrestuan agjentë të Mossad-it të cilët planifikonin të kryenin sulme me bomba në ato vende.

Kjo është e çuditshme; nuk duket se ka asnjë kuptim fare. Pse izraelitët do të kryenin sulme me bomba në këto shtete të Gjirit që po sulmohen gjithashtu nga Irani? A nuk janë të gjithë në të njëjtën anë?

Përgjigja është: Jo. Izraeli dëshiron të dëmtojë Iranin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bahreinin, Omanin dhe Kuvajtin. Dhe ata tashmë kanë arritur ta bëjnë këtë… Izraeli donte të dëmtonte ato vende. Ky është qëllimi. Ai donte të dëmtonte ato vende. Ai donte të mbillte kaos dhe çrregullim sepse ato janë rivalë të Izraelit”, tha Carlson. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button