Trumpi largoi Macronin nga biseda, nuk e dëshironte në takimin me Zelenskyn në Romë

Një lexues profesionist i buzëve ka zbuluar një moment interesant në funeralin e Papës së ndjerë, ku Presidenti Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ftohtë për Presidentin francez Emmanuel Macron disa momente përpara takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në një moment të veçantë, Macron u fotografua duke përqafuar Zelenskyn, para se Trump të tërhiqte presidentin francez për një bisedë të shkurtër. Sipas lexuesit profesionist të buzëve, Nicola Hickling, Trump ka thënë: “Nuk je në të drejtën këtu, kam nevojë që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu.”
Në atë moment, Zelensky ka tundur kokën për të shprehur dakordësinë dhe një prift i pranishëm ka shprehur shqetësim për atë që ka dëgjuar. Në pamjet video të këtij momenti, Hickling gjithashtu vërejti një bisedë mes dy liderëve, ku Zelensky i tha Trumpit: “Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë”, ndërsa Trump përgjigjej: “Është një strategji shumë interesante. Ju keni siguri.”
Takimi i improvizuar i Trump dhe Zelenskyt, i zhvilluar brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, shënoi takimin e parë të dy liderëve që nga përplasjet e tyre të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë. Ata u panë duke diskutuar kokë më kokë, ndërsa karriget për takimin u rregulluan.
Pas funeralit, Zelensky tha se ai dhe Trump kishin diskutuar shumë çështje dhe shpresonte për rezultate pozitive. Ai theksoi nevojën për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe për një paqe të qëndrueshme për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi takimin si një “diskutim shumë produktiv”, ndërsa Trump postoi më vonë në platformën e tij Truth Social, ku kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin për sulmet ndaj zonave civile dhe shprehu dyshime në lidhje me dëshirën e tij për të ndaluar luftën.
Ky takimi mes Trump dhe Zelenskyt shënon herën e parë që dy liderët bisedojnë që pas përplasjes së tyre në Zyrën Ovale vitin e kaluar, ku Trump e kishte kritikuar Zelenskyn për “bixhozin me Luftën e Tretë Botërore”.
Në funeralin e Papës, dy liderët duket se kanë lënë pas të kaluarën për të mirë, ndërsa të dy ishin të ulur përkrah qindra personaliteteve të huaja në Romë.