Trumpi e quan “guvernator” kryeministrin kanadez, Justin Trudeau
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për arsye që nuk janë të qarta, e ka quajtur kryeministrin kanadez, Justin Trudeau “guvernator”.
Ai e ka bërë këtë në dy raste, teksa i fundit ka ndodhur në një postim në “Truth Social” ku presidenti i zgjedhur po komentonte largimin nga qeveria e Trudeau të zëvendëskryeministres, Chrystia Freeland, e cila nuk ishte dakord me Trudeaun me mënyrën e trajtimit të politikave ekonomike të paralajmëruara nga Trumpi, raporton The Guardian.
Presidenti Trump ka thënë se “sjellja e saj ishte krejtësisht toksike” dhe e akuzoi atë se po pengonte një marrëveshje tregtare midis dy vendeve.
Kjo vjen pas kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa të larta ndaj Kanadasë, për të cilat Truedau po përpiqet ta bindë që të mos i ndërmarrë.
Por në një konferencë shtypi në Mar-a-Lago të hënën, Trumpi e ka bërë të qartë se nuk do të ndryshoj qasjen.
“Ne humbasim shumë para për Kanadanë, shuma të jashtëzakonshme”, ka thënë presidenti i zgjedhur, duke shtuar më vonë: “Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”.