Trump zbarkon në Alaskë, publikohen pamje nga vendi i takimit me Putinin

Donald Trump sapo ka zbarkuar në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One.

Presidenti amerikan ka mbërritur në bazën ushtarake para Vladimir Putinit.

Siç raportohet, ai nuk ishte i qartë se çfarë do ta konsideronte sukses në takimin e tij me Putinin.

Por ai tha se dëshiron një armëpushim “sot”.

Ndryshe, sapo janë publikuar pamje që tregojnë se ku do të takohen Trump dhe Putin sonte.

Është shtruar një qilim i kuq, me aeroplanë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët e një shenje “Alaska 2025”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button