Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Kremlini ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të rritur dërgesat e armëve që shkojnë në Ukrainë.

Tema e furnizimeve me armë për Ukrainën është në krye të axhendës, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, e cila citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini shtoi se një telefonatë midis Trump dhe Vladimir Putin nuk është planifikuar, por mund të organizohet së shpejti.

I pyetur edhe një herë për reagimin e tij ndaj armëve të furnizuara nga SHBA-të për Ukrainën, Peskov tha se “ky është thjesht biznes”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button