Trump vendos tarifë prej 100.000 dollarësh për vizat e punëtorëve të kualifikuar

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv sipas të cilit punëtorët e kualifikuar që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet të paguajnë një tarifë prej 100.000 dollarësh. Në urdhër thuhet se programi i vizave H-1B po keqpërdoret dhe se hyrja do të kufizohet nëse nuk bëhet pagesa.

Kritikët prej kohësh pretendojnë se programi H-1B nënvlerëson fuqinë punëtore amerikane, ndërsa mbështetësit, mes tyre edhe miliarderi Elon Musk, thonë se ai i mundëson SHBA-ve të tërheqin talentet më të mira nga e gjithë bota.

“100.000 dollarë në vit për vizat H-1B, dhe të gjitha kompanitë e mëdha pajtohen. Folem me ta. Nëse trajnon dikë, trajno një nga studentët e sapodiplomuar nga një prej universiteteve të mëdha në vendin tonë. Trajnoni amerikanë. Ndalo të sillni njerëz që të na marrin vendet e punës,” tha ministri amerikan i Tregtisë, Howard Latnik.

Që nga viti 2004, numri i aplikimeve për H-1B është i kufizuar në 85.000 në vit. Për këto viza deri tani janë paguar tarifa të ndryshme administrative në një shumë të përgjithshme prej rreth 1.500 dollarësh.

Përdoruesi më i madh i programit në vitin fiskal të kaluar ka qenë “Amazon”, i ndjekur nga gjigantët teknologjikë “Tata”, “Microsoft”, “Meta”, “Apple” dhe “Google”, sipas statistikave qeveritare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button