Trump uron Papën e ri: Mezi pres ta takoj

Presidenti amerikan Donald Trump uroi të enjten kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, i cili është zgjedhur si Papa i ri Leo XIV.

“Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim ta takoj Papa Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!” tha Trump në Truth Social.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi kardinali 69-vjeçar nga Çikago u zgjodh udhëheqës i Kishës Katolike Romake.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button