Trump u përball me protestë për Gazën në një restorant në Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ballafaqua me një protestë gjatë hyrjes në një restorant në Washington për shkak të mbështetjes që ai i jep Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.
Trump shkoi në një restorant për darkë në orët e mbrëmjes, me qëllim për të demonstruar se Washingtoni është bërë më i sigurt.
Në hyrje të restorantit ku u takua për darkë me zv.presidentin J.D. Vance dhe disa anëtarë të kabinetit, Trump u prit me një protestë nga anëtarët e organizatës së shoqërisë civile “CodePink” të krijuar nga gratë kundër luftës.
Anëtaret gra të “CodePink” i brohoritën Trumpit, “Liri për Palestinën, liri për Washingtonin”, dhe brohoritën slogane që theksonin se njerëzit në Rripin e Gazës po vdesin nga uria.
Trump i cili i pa për pak kohë gratë duke brohoritur “Trump është Hitleri i sotëm”, urdhëroi më pas që protestuesit të nxirreshin jashtë.
Protestuesit u larguan nga restoranti ndërkohë ato vazhduan të brohorasin slogane në mbështetje të Palestinës dhe Gazës.