Trump: Turqia “mban çelësat” e Sirisë!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se Turqia është “shumë e zgjuar” dhe vlerësoi marrëdhëniet e tij personale me homologun e tij turk Rexhep Tajjip Erdogan, raporton Anadolia.
“Mendoj se Turqia është shumë e zgjuar. Ai është një njeri shumë i inteligjent, por dhe shumë i ashpër. Mund të them që Assad është një kasap, kjo është ajo që u bëri fëmijëve”, u tha Trump gazetarëve në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Duke komentuar situatën në Siri pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad-it, Trump tha se SHBA mund të bashkëpunojë me Turqinë në rajon.
I pyetur se çfarë do të bëjë me ushtarët amerikanë në Siri, Trump tha se ka mënyra të tjera dhe njëra prej tyre është bashkëpunimi me Turqinë.
“Turqia është një fuqi e rëndësishme, meqë ra fjala, dhe Erdogan është dikush me të cilin kam kaluar shumë mirë. Ai ka një forcë të madhe ushtarake dhe nuk është lodhur nga lufta. Ai ka ndërtuar një ushtri shumë të forte dhe të fuqishme”, tha Trump.
Duke theksuar se beson se Turqia qëndron pas forcave që po avancojnë në Siri, Trump tha se kjo nuk është problem për të personalisht.
Trump tha se askush nuk e di se cila është e ardhmja e Sirisë pas Assad-it, por se ai mendon se është Turqia ajo që “mban çelësat” e Sirisë.
“Në fakt, nuk mendoj se e keni dëgjuar këtë nga dikush tjetër, por unë isha shumë i mirë në parashikimin”, tha Trump. /tesheshi.com/