Trump thotë se nuk e di nëse SHBA-ja është e gatshme të bëjë marrëveshje me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi sot pasiguri nëse vendi i tij është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Iranin, edhe pse pretendoi se Teherani është i etur për të negociuar, raporton Anadolu.

“Ata nuk janë budallenj. Janë shumë të zgjuar, në fakt, në njëfarë mënyre. Dhe janë negociatorë të shkëlqyer”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpia e Bardhë.

Irani po “lutet” për të arritur një marrëveshje, shtoi ai.

“Janë negociatorë të shkëlqyer dhe po luten për të arritur një marrëveshje. Nuk e di nëse do të mund ta bëjmë këtë. Nuk e di nëse jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, tha Trump.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izrael nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili deri më tani ka shkaktuar mbi 1.340 viktima, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Trembëdhjetë ushtarakë amerikanë janë vrarë dhe rreth 290 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i operacionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button