Trump takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Nahyan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, filluan bisedimet në Qasr Al Watan të Abu Dhabit, transmeton Anadolu.

Dy udhëheqësit u pritën me ceremoni zyrtare mirëseardhjeje me himnet kombëtare të të dy vendeve, sipas një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Abu Dhabi TV.

Trump, i cili është në ndalesën e fundit të turneut në Lindjen e Mesme, u prit nga Al Nahyan kur mbërriti në aeroportin e Abu Dhabit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, WAM.

Ai vizitoi Xhaminë e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi së bashku me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, sipas WAM.

Vizita e Trumpit në Abu Dhabi është e para e një presidenti të SHBA-së që nga viti 2008, kur George W. Bush e vizitoi vendin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button