Trump sinjalizon rol të mundshëm për figurën opozitare venezuelane Machado

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi figurën opozitare venezuelane Maria Corina Machado, duke sugjeruar se ajo mund të përfshihet në përpjekje të ardhshme me Washingtonin, raporton Anadolu.
“Ndihesha shumë fort kundër Venezuelës, tani po e dua Venezuelën. Ata kanë punuar me ne kaq mirë, ka qenë shumë bukur dhe një grua jashtëzakonisht e mirë gjithashtu bëri një gjë shumë të jashtëzakonshme, siç e dini, disa ditë më parë”, u tha Trump gazetarëve gjatë një informimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Ndoshta mund ta përfshijmë në një mënyrë. Do të doja shumë të isha në gjendje ta bëja këtë, Maria. Ndoshta mund ta bëjmë”, shtoi ai.
Machado, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, tha se javën e kaluar ia dhuroi medaljen e saj Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Takimet e Machados në Washington pasuan një operacion ushtarak amerikan të urdhëruar nga Trump, i cili çoi në kapjen e presidentit venezuelan, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, më 3 janar.



