Trump: Putini mund të jetë duke e ndihmuar Iranin “pak”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të jetë duke e ndihmuar Teheranin “pak” mes luftës së vazhdueshme SHBA-Izrael kundër Iranit, transmeton Anadolu.
“Mendoj se ai mund t’i ndihmojë pak, po, besoj”, tha Trump për Fox News i pyetur nëse Putini po e ndihmonte Iranin.
“Dhe ai ndoshta mendon se ne po e ndihmojmë Ukrainën, apo jo? Po, ne po i ndihmojmë ata gjithashtu”, shtoi ai.
Trump sugjeroi se edhe fuqi të tjera globale mund ta shohin dinamikën në mënyrë të ngjashme.
“Kina do të thoshte të njëjtën gjë ‘ata e bëjnë dhe ne e bëjmë’ ”, tha ai.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Rusia i ka ofruar Iranit informacione të inteligjencës për ta ndihmuar të shënjestrojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme.
The Washington Post, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen, raportoi se Moska i ka kaluar Teheranit informacione për vendndodhjet e aseteve ushtarake amerikane, përfshirë anije luftarake dhe avionë.



