Trump premton të zbulojë detajet e “marrëveshjes së paqes” midis Rusisë dhe Ukrainës brenda tre ditëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të zbulojë detaje për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës “gjatë tre ditëve të ardhshme”.

Këto komente i bëri për gazetarët gjatë një ngjarjeje të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi

Kur u pyet për detajet e mundshme të marrëveshjes së paqes që SHBA propozon të lidhet midis Ukrainës dhe Rusisë, Trump premtoi se “do të japë detajet e plota gjatë tre ditëve të ardhshme”.

“Por ne patëm takime shumë të mira për Ukrainën dhe Rusinë”, shtoi ai.

Më vonë, i pyetur për mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje të tillë paqeje këtë javë, presidenti amerikan u përgjigj pozitivisht, duke specifikuar se ka një shans shumë të mirë.

Më herët, Bloomberg raportoi se propozimet e SHBA për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës përfshijnë lehtësimin e sanksioneve kundër Rusisë në rast të një armëpushimi të zgjatur, njohjen e mundshme të SHBA-së të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mos-anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

SHBA thuhet se tani është duke pritur për përgjigjen e Kievit, e cila pritet të jepet në një takim të zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Londër më vonë këtë javë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button