Trump përmend Islandën disa herë kur në fakt ka parasysh Grenlandën

Presidenti Donald Trump e përmendi Islandën, ndonëse duket qartë se kishte parasysh Grenlandën, ishullin që ai po përpiqet ta aneksojë, në katër raste të veçanta gjatë fjalimit të tij.

Në një moment, ai tha se NATO “më donte” deri “në ditët e fundit kur u tregova për Islandën”.

Më vonë, ai deklaroi se aleanca e mbrojtjes “nuk ishte aty për ne në Islandë”.

Duke iu referuar rënies së tregut të aksioneve një ditë më parë, e nxitur nga frika për një çarje të marrëdhënieve transatlantike, Trump tha se “tregu i aksioneve pësoi rënien e parë dje për shkak të Islandës”.

“Pra, Islanda tashmë na ka kushtuar shumë para,” shpjegoi ai.

Natyrisht, ishulli që Trump po përpiqet të përvetësojë është Grenlanda, një territor i Danimarkës, dhe jo Islanda, e cila është një shtet i pavarur.

Trump duket se kishte “akullin” në mendje, duke pasur parasysh disa nga përshkrimet që i bëri këtij territori.

“Një copë e madhe akulli në mes të oqeanit”, kështu e përshkroi ai Grenlandën në një moment.

“Ne duam një copë akulli për mbrojtjen e botës, dhe ata nuk po na e japin,” u ankua ai. /cnn/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button