Trump: Palestinezët s’kanë alternativë veçse të largohen nga Gaza
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/69a6a347-6a98-485b-8730-5e2b4b21fd81-780x470.webp)
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se palestinezët nuk kanë alternativë tjetër vetëm se të lënë Gazën.
Gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), presidenti amerikan është shprehur se do të donte që palestinezët e Gazës të zhvendoseshin në shtetet fqinje, Egjipt dhe Jordani, raporton Reuters.
Javën e kaluar Trumpi e ka përmendur për herë të parë idenë e tij që palestinezët e Gazës të shkonin në këto dy shtete, me arsyetimin se Gaza është e shkatërruar dhe ajo duhet të pastrohet e rindërtohet.
Mirëpo kërkesa nuk është pritur mirë nga palestinëzët, të cilët e konsiderojnë atë si përpjekje për “spastrim etnik” të Gazës.
Ndaj kërkesës së Trumpit ka reaguar edhe Gjermania, e cila ka thënë se është kundër që palestinezët të zhvendosen nga Gaza, dhe që të ndodhë rikolonizimi i saj nga Izraeli.