Trump: Netanyahu është një hero lufte. Besoj se edhe unë jam

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka cilësuar si një “hero lufte” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kundër të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhër arresti për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me prezantuesin e radios Mark Levin, Trump për Netanyahun, i cili ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Gaza tha se “Ai është një njeri i mirë. Ai po lufton. Ai është një hero lufte, sepse kemi punuar së bashku. Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam”.

“Ata po përpiqen ta fusin në burg”, tha Trump, pa specifikuar nëse po i referohej urdhër arrestit të GJNP-së kundër Netanyahut apo çështjes së korrupsionit në Izrael.

Trump përsëriti gjithashtu vërejtjet e tij në lidhje me “suksesin” e sulmeve ajrore amerikane në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Në vendimin e saj të shpallur më 21 nëntor 2024, GJNP njoftoi se ka lëshuar urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza.

Netanyahu po përballet gjithashtu me gjyq për akuza për korrupsion në vendin e tij. Trump ka kërkuar anulimin e gjyqeve për korrupsion, të cilat vazhdojnë kundër Netanyahut që nga viti 2019.

Të paktën 62.064 palestinezë janë vrarë dhe 156.573 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button