Trump mund të vizitojë “së shpejti” Kinën në mes përshkallëzimit të luftës tregtare

Mes përshkallëzimit të luftës tregtare, presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Kinën në fillim të muajit të ardhshëm, transmeton Anadolu.

Zhvillimi vjen pasi Trump dyfishoi tarifat për të gjitha importet kineze në 20 për qind nga 10 për qind dhe Kina u hakmor me tarifa ndaj mallrave amerikane, duke kërcënuar të ngjall një luftë tregtare.

Që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka qenë i fokusuar në finalizimin e një marrëveshjeje me Pekinin.

Siç raporton ‘South China Morning Post’, burimet diplomatike thanë se liderët e të dy vendeve do të dëshironin që tjetri ta vizitonte, duke e cilësuar atë si një arritje diplomatike, por diskutimet fillestare janë përqendruar rreth vizitës së Trumpit në Kinë.

Mbetet e paqartë se sa përparim është bërë në diskutimet për një udhëtim të mundshëm.

Një burim kinez theksoi se është më e vështirë për “zyrtarët e Pekinit të flasin me homologët e tyre në Washington tani sesa në administratën e ish-presidentit Joe Biden, pasi Washingtoni po kalon nëpër ndryshime drastike”.

Disa ditë përpara inaugurimit më 20 janar, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button