Trump: Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë shumë të mira

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka përshkruar marrëdhënien midis SHBA-së dhe Kinës si “shumë të mirë”.
Ai thotë se SHBA nuk duan ta dëmtojnë Kinën.
“Ata po mbyllnin fabrika. Po përjetonin shumë trazira dhe ishin shumë të lumtur që mund të bënin diçka me ne.”
Trump vazhdon duke thënë se administrata e tij bëri një “marrëveshje të shkëlqyer tregtare” me Kinën, e cila ishte “një marrëveshje shumë më e madhe fillimisht, dhe pastaj e anuluan atë ditën e fundit”.
Si kujtesë, SHBA-të do të vazhdojnë të aplikojnë një tarifë prej 30% për mallrat kineze gjatë pauzës 90-ditore të rënë dakord nga të dy vendet.