Trump: Kontrolli i Grenlandës është “domosdoshmëri absolute”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka mbrojtur idenë e tij se kontrolli dhe pronësia e Grenlandës, rajonit autonom të Danimarkës, është “domosdoshmëri absolute”, transmeton Anadolu.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetin social “Truth Social”, ku ai njoftoi se kishte zgjedhur bashkëthemeluesin e “PayPal”, Ken Howery si ambasador të SHBA-së në Kopenhagë, Trump përsëriti deklaratën e tij se Grenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-së.

Trump në postimin e tij tha se “Për sigurinë kombëtare dhe lirinë në mbarë botën SHBA-ja mendon se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është domosdoshmëri absolute”.

Pavarësisht se Grenlanda fitoi autonominë nga Danimarka në vitin 1979, ajo ende varet nga ky vend në çështjet e jashtme, sigurinë dhe financiare.

Në vitin 1946 ish-presidenti i SHBA-së, Harry Truman i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë ar për të blerë Grenlandën e cila ka rezerva të pasura uraniumi, ari, nafte dhe gazi.

Tani 73 vjet pas kësaj oferte, Trump ka deklaruar se SHBA-ja dëshiron të blejë Grenlandën dhe çështja shkaktoi krizë diplomatike afatshkurtër midis Danimarkës dhe SHBA-së. Për shkak të tensioneve diplomatike, Trump anuloi udhëtimin e tij zyrtar në Danimarkë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button