Trump kërcënon Iranin: Bëni marrëveshje përpara se të mos mbetet asgjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Teherani duhet të bëjë marrëveshje përpara se “të mos mbetet asgjë” pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
Trump bëri komente mbi tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit në llogarinë e tij në rrjetin social “Truth Social”.
“I dhashë Iranit një shans për të bërë marrëveshje. U thashë atyre ‘thjesht ta bëjnë’, por pavarësisht se sa shumë u përpoqën, pavarësisht se sa afër iu afruan, nuk mundën ta bënin”, tha Trump.
“Irani duhet të bëjë marrëveshje përpara se të mos mbetet asgjë dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane”, tha Trump duke iu referuar negociatave për marrëveshjen bërthamore midis Washingtonit dhe Teheranit.
Më tej Trump theksoi: “Disa iranianë të vijës së ashpër folën me shumë guxim, por nuk e dinin se çfarë do të ndodhte. Tani të gjithë janë të vdekur. Do të përkeqësohet edhe më shumë”.
Ai potencoi se sulmet e fundit shkaktuan shkatërrime dhe vdekje të konsiderueshme në Iran.
“Megjithatë, ka ende kohë që kjo masakër të përfundojë dhe se sulmet e planifikuara të ardhshme do të jenë edhe më brutale”, tha presidenti amerikan Trump.