Trump: Armëpushimi në Gaza do të arrihet “brenda javës së ardhshme”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se një armëpushim në Rripin e Gazës do të arrihet së shpejti, transmeton Anadolu.

“Mendoj se është afër,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur u pyet se sa afër është administrata e tij me një marrëveshje për sa i përket një armëpushimi në Gaza.

“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se një “situatë e tmerrshme” po ndodh në Gaza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button