Tripunovski: Specat do të blihen sipas çmimeve të dakorduara

“Sot bashkë me përfaqësues nga Inspektorati i Bujqësisë jam në terren në komunën e Mogillës dhe komunën e Krivogashtanit, kam dashur personalisht të sigurohem për rrjedhën dhe blerjen e specit nga korrja e vitit 2024”, tha ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski.

“Sipas asaj që kam parë në këtë pjesë të vendit, disa nga blerësit kanë një devijim të lehtë në çmim. Sipas rekomandimeve të Inspektoratit, të gjitha do të korrigjohen”, tha ministri.

Ai i ka siguruar fermerët se blerja do të vazhdojë deri në kilogramin e fundit të specit që do të blihet me çmimet e dakorduara.

“Dua të apeloj te fermerët që ne si institucion do ta përcjellim blerjen deri në kilogramin e fundit derisa të blihet në përputhje me çmimet e rekomanduara apo të dakorduara para fillimit të blerjes”, sqaroi Tripunovski.

“Në ditët në vijim do të mbajmë një takim shtesë me përpunuesit ku do të diskutojmë për mbivendosjen e të korrave nga rajoni i Strumicës dhe Prilepit. Dhe kjo për të shmangur lëkundjet e mëdha në pjesën e përpunimit”, tha ai.

Ministri premtoi se fermerët do të jenë të kënaqur me blerjen këtë vit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button