Treni me udhëtarë përplaset me trenin e mallrave në Serbi, ka të lënduar

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Ratkovë të Serbisë.

“Sonte, të premten, më 17 nëntor 2023, në ora 18:47, një tren pasagjerësh ka goditur në pjesën e pasme të një treni mallrash në hekurudhën Oxhaci – Ratkovë. Askush nuk humbi jetën në këtë përplasje treni. Katër pasagjerë janë lënduar, ndërsa shoferi ka lënduar shpatullën”, thuhet në njoftimin e Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë.

Treni i pasagjerëve dhe mallrave po udhëtonin nga Novi Sadi për në Bogojevë, dhe përplasja ka ndodhur kur treni i pasagjerëve ka kaluar trenin e mallrave dhe ka goditur vagonin e pasmë të trenit të mallrave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button